Transmetuar më 11-10-2018, 18:46

Statuja të vogla ku shfaqet presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, shoqëruar me një tabelë të vogël që fton qentë: “Urino mbi mua”, janë shpërndarë përgjatë trotuareve në New York.

Bustet që përfaqësojnë manjatit në versionin e viteve ’80 janë vendosur nga publicisti amerikan Phil Gable.

Mbi statujë është hedhur edhe një substancë që i nxit qentë që kalojnë aty të urinojnë.

Gable, i cili mbi buste ka përfshirë edhe mbishkrimin e studios së tij publicitare, e ka cilësuar inisiativën si “një mënyrë të re dhe zbavitëse për të shprehur përçmimin ndaj atyre që ndiejnë ndaj presidentit. Reagimi i publikut ka qenë vërtët i shkëlqyer deri tani./b.l/noa.al/