Transmetuar më 11-10-2018, 19:45

Ta shohësh nuk të bën përshtypje, por ta përjetosh është e tmerrshme.

Në videon e mëposhtme tregohet një avion që fluturon mbi pallate, duke përhapur panik te punonjësit e zyrave.

Ai është një avion i Forcave Ajrore Australiane, i cili u shfaq teksa fluturonte pak metra nga ndërtesat e larta, gjatë një festivali.

Aeroplani Boeing C-17 ishte pjesë e një shfaqje ushtarake, “Riverfire” në South Park.

Bëhet e ditur se qytetarët e tmerruar kanë telefonuar policinë për ngjarjen e pazakontë.

Marifeti i pilotit u konsiderua i panevojshëm dhe i rrezikshëm.

“Një gabim i vogël dhe gjithë ato ndërtesa do ishin shkatërruar dhe njerëzit do kishin vdekur”, tha një qytetar. /k.k/noa.al/