Transmetuar më 12-10-2018, 12:05

Deputeti demokrat Ervin Salianji është marrë në pyetje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, lidhur me publikimin e videos Albert Veliu “Babalja”, pretendonte se bisedonte me Agron Xhafaj, për trafik droge.

Pasi ka qëndruar për më se dy orë në organin e akuzës, ai ka zbuluar arsyen se pse është thirrur për të dëshmuar.

“Jam person nen hetim për shkak se Agron Xhafaj, një kriminel i burgosur, më ka kallëzuar mua dhe gazetarin investigativ, ndërkohë që viktima kallëzuese nuk ka ardhur asnjëherë të pyetet apo të dëshmojë”, u shpreh Salianji.

Deputeti demokrat tha se ai beson te Zoti dhe se te Alizoti beson vetëm Edi Rama.

Ai shtoi se rrjedha e hetimit ka ndryshuar dhe se ka dhënë dhe fakte të tjera që “Taulanti prej Librazhdi dhe Ardi Veliu nga Delvina kanë dhënë një pako të mirë për dëshmitarin”.

Salianji u mor në pyetje lidhur me çështjen “Babalja”, për të cilën është vënë nën hetim për kallëzim të rremë.

Kjo pasi ekspertiza britanike, e videos ku Albert Veliu “Babalja”, pretendonte se bisedonte me Agron Xhafaj, konstatoi se zëri nuk përputhej me atë të vëllait të ministrit të brendshëm.

Salianji është pyetur edhe lidhur me deklaratat e Fredi Alizotit, i cili është shprehur se ai dhe Veliu do të paguheshin 200 mijë euro.

Sakaq Babalja, i arrestuar dje në Kosovë, akuzohet se bashkë me kunatin e tij, Fredi Alizoti inskenuan përgjimin Babalja 1, ku pretendohej bërja e pazareve të drogës, me vëllanë e Fatmir Xhafaj.

Alizoti cilësohet nga Prokuroria si personi që interpretoi zërin e Agron Xhafajt dhe është cilësuar Kryeministri Edi Rama si “aktori”. /a.y/noa.al