Transmetuar më 12-10-2018, 12:25
Basha në një dalje për mediat

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbërritur në Prokurorinë e Tiranës, ku është thirrur për të dëshmuar lidhur me rastin “Xhisiela”.

Ai ka mbërritur rreth orës 12.10 të kësaj të enjteje në organin e akuzës, ku pritet të merret në pyetje.

Basha do të dëshmojë pas kallëzimit të bërë nga deputeti socialist Taulant Balla, për shpifje dhe fyerje.

Dëshmia e tij do të merret lidhur me rastin e ish-oficerit, Emiljano Nuhu, personi që mori dëshminë e Xhisiela Malokut.

Opozita pretendon se Balla ka qenë në komisariat gjatë kërcënimit që i është bërë Emiljano Nuhut.

Oficeri që denoncoi rastin e vajzës së dhunuar nga djali i deputetit Rrahman Rrahja, pretendon se Taulant Balla ishte prezent në komisariatin e Krujës kur ai pretendon se është kërcënuar me pistoletë në kokë, për të mbyllur dosjen, ku Rexhep Rraja akuzohej nga ish e dashura e tij për dhunë. /a.y/noa.al