Transmetuar më 12-10-2018, 13:20

Një situatë e pazakontë ka ndodhur në televizion, ku një meteorologe ka marrë djalin në studio teksa jepte motin.

Ngjarja ka ndodhur në Minnesota, SHBA, ku Susie Martin, e cila punon për shërbimin meteorologjik Praedictix, e kishte marrë të birin me vete.

Meteorologia e dha parashikimin e motit, teksa mbante të birin në krahë, në një mbajtëse për fëmijët.

“Është shumë çliruese të kujdesesh për fëmijën gjatë kohës që bën punë të tjera”, shkroi në blog kompania ‘Praedictix’.

Sussie e bëri një veprim të tillë në kuadër të javës së fëmijëve dhe ishin të shumtë ndjekësit që e vlerësuan.

Kompania meteorologjike e publikoi videon e këtij momenti në Twitter, duke shkruar me të qeshur, “Parashikimi i sotëm i motit u dha nga meteorologia Susie Martin dhe nga një mysafir i veçantë. Fatkeqësisht, asistentin e zuri gjumi në vendin e punës. Ju kërkojmë ndjesë”. /a.y/noa.al