Transmetuar më 12-10-2018, 16:27

Ish-kryeministri Sali Berisha denoncon zhdukjen e faqeve të transkriptuara të përgjimit të Fredi Alizotit, që e implikojnë direkt sipas tij, në krimin e shëmtuar të manipulimit të dëshmitarit. Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Berisha shprehet se kjo është bërë me urdhër të Ramës.

“Zhduken në Prokurori nga Edvin Kristaq Rama dhe banda e tij kriminale 120 faqe transkripte të regjistrimeve të bisedave të dëshmitarit të rremë Fred Alizoti, të cilat sipas OPGJ dixhitale implikonin direkt në krimin e shëmtuar të manipulimit të kallp dëshmitarit, mafiozët Rama, Xhafa, Balla, Geron Veliu”, shkruan Berisha.

Sipas tij, faqet që mungojnë në nr rendor të faqeve të transkriptuara janë vjedhur nga mercenarë të bandës kriminale të qeverisë për ti shpëtuar ata nga demaskimi i plotë i implikimit të tyre në manipullimin e dëshmitarit të rremë Alizoti.

“Rikujtoj këtu se operacionet e vjedhjes së dosjeve të dokumentave top sekret madje edhe të gjithë serverit filluan me prokurorinë e Durrësit fill pasi Edvin Kristaq Rama u shpall krye, krye, krye bandit i narkoshtetit”, shton Berisha.

Në fund Berisha iu bënë thirrje qytetarëve shqiptarë, që të luftojnë fuqimisht për të larguar nga pushteti qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama.

“Lidhur me zhdukjen, vjedhjen e të paktën 120 faqeve të bisedave telefonike me Faqezi Drogën, Taulant Begon, Don Agaçion dhe Geron Xhafën, të Fred Alizotit, dëshmitarit të rremë dhe të burgosurit vullnetar të Edvinit, nuk ka asnjë hetim dhe askush nuk e di nëse ato janë vjedhur sapo kanë dalë nga serveri i prokurorisë, sepse kanë qenë të shënuara gjatë dëgjimit nga përgjuesi, apo ato u vodhën nga i keqshfryteëuari 40-41 vjeçari mercenar special i klikës kriminale në pushtet.

Por pavaresisht nga vendi i krimit, kjo ngjarje e shëmtuar është nje thirrje për të gjithë qytetarët e këtij vendi për të shporrur sa më parë këtë klikë kriminale, që ka rikthyer farsat dhe proceset e kohrave më të zeza të policisë sekrete hoxhiste”, pfundon Berisha./b.l/noa.al/