Transmetuar më 12-10-2018, 17:16

Autoritetet policore greke kanë publikuar fotot e tre shtetasve shqiptarë të arrestuar në Itali për llogari të Greqisë.

Shqiptarët e arrestuar janë si më poshtë:

Alfred Shehaj

Alfred Shehaj, i njohur si ‘Fredi’

Elton Qerreti

Elton Qerreti, i njohur si ‘Toni’

Altin Rakipi

Altin Rakipi

Arrestimet u kryen në fillim të këtij muaji në Latina të Italisë.

Fredi, Toni dhe Altini, ishin në kërkim për llogari të Greqisë, për trafik ndërkombëtar droge.

Fredi kishte dhe një mandat ndërkombëtar kërkimi që në vitin 2005 dhe më pas edhe një urdhër kërkimi grek, që të dyja për trafik droge në sasi të mëdha.

Një sasi prej 100 kilogramë drogë kishte qarkulluar nga Shqipëria në Greqi dhe përgjegjës për këtë, policia greke kishte shpallur Alfred Shehajn.

Tre shqiptarët jetonin prej vitesh në Itali pa leje qëndrimi. Ata konsiderohen si persona që kanë lidhje droge me trafikantë në Amerikën Latine.

Në operacionin për kapjen e tyre u gjet një armë zjarri tip pistoletë. /a.b/noa.al/

Pistoleta e sekuestruar