Transmetuar më 12-10-2018, 17:24

Në një pyll në Micigan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës jeton një kërpudhë shumë herë më e madhe dhe e vjetër nga sa mendohet. Kjo kërpudhë u zbulua në fund të viteve 80 të shekullit të kaluar dhe mendohet të ketë një vjetërsi gati 1500 vjeçare.

Ajo bën pjesë në familjen armillaria gallica dhe është quajtur një nga organizmat më të mëdhenj në tokë.

Një grup hulumtuesish nga vende të ndryshme që udhëhiqeshin nga sdudiuesit e universitetit të Torontos dhe Miciganit janë kthyer prapë atje për të studiuar këtë mrekulli të fshehtë në pyllin Krystal Falls.

Ajo çfarë kanë zbuluar ishte e pabesueshme, kërpudha peshonte rreth 400 mijë kile dhe zinte një sipërfaqe prej 370 mijë metra katrorë, gati 40 hektarë. Shkencëtarët zbuluan se ajo ishte e vjetër rreth 2500 vjet.

Nga studimi i një pjese të kërpudhës ata zbuluan se ajo është një nga 163 bimët e të njëjtit lloj nga 100 milion kopje të të njëjtës familje.

Sipas Anderson kjo kërpudhë duke qënë se jeton nën tokë nuk është prekur nga ndyshimet sipërfaqësore të tokës. Pjesët që ishin të ekspozuzra në sipërfaqe nuk ishin gjë tjetër veçse organet e saj seksuale që shërbejnë për tu shtuar. Kjo e bën këtë kërpudhë më të madhen dhe më gjiganden në gjithe botën./b.l/noa.al/