Transmetuar më 12-10-2018, 18:09

Një vaksinë e kancerit doli të ishte efektive në 100% te minjtë që mundëson edhe bllokimin e saj për t’u përsëritur.

Ky konstatim vjen nga hulumtuesit në Institutin e Kërkimeve Scripps ndërsa rezultatet janë publikuar në revistën PNAS me titull "efekti ndihmës i vaksinës TLR1 / TLR2 me anti-PD-L1 për të eliminuar melanoma te minjtë". Por si është e mundur?

Stimulimi i sistemit imunitar kundër tumorit. Studiuesit shpjegojnë se ata kanë bërë një vaksinë eksperimentale që është në gjendje të stimulojë sistemin imunitar për të luftuar kundër kancerit në atë pikë jo vetëm për ta trajtuar atë, por edhe për të shmangur përsëritjet. Në praktikë, ekspertët kanë shtuar një molekulë të quajtur Diprovocim në një vaksinë në mënyrë që të tërheqin qelizat e afta për të luftuar kancerin aty ku ndodhet tumori. Studimi tregon se ky lloj i vaksinës mund të rrisë shanset e trajtimit në rastet kur terapia kundër tumorit nuk funksionon vetëm.

Eksperimenti. Në arritjen e këtij përfundimi interesant, studiuesit stimuluan rritjen e një melanome në një grup minjsh të cilët u ndanë më pas në tre nëngrupe: 8 prej tyre iu shtua edhe Diprovocim, 8 të tjerëve iu shtua një tjetër ndihmës i quajtur shap dhe grupit të tretë asgjë. Të dhënat e mbledhura treguan një efikasitet prej 100%, në një trajtim që zgjati 54 ditë.Në pacientët të cilët kanë marrë edhe Diprovocim, u vu re një përqindje që ra në 25% për ata që kishin marrë ndihmësin shup. Në vend të kësaj, minjtë që ishin vaksinuar pa shtesa, ngordhën të gjithë. Dhe kjo nuk është e gjitha. U vu re se kanceri nuk rishfaqet më tek grupi i minjve të cilët përdorën Diprovocim: vaksina kishte parandaluar qelizat e kancerit te minjtë e vaksinuar.

Po njerëzit? Ajo që është zbuluar për momentin vlen vetëm për minjtë, kurse për njerëzit kërkohet hulumtim i mëtejshëm.

Pra, do të duhet të presim përsëri për të parë nëse vaksina duhet të konsiderohet efektive për njerëzit./b.l/noa.al/