7 ushqime bimore që kanë më shumë hekur se mishi dhe sa i nevojitet çdo moshe
Transmetuar më 12-10-2018, 19:01

(NOA) – Kur dëgjon ‘hekur’, mendja të shkon drejt e te mishi.

Por në të vërtetë ka edhe plot ushqime të tjera që kanë përmbajtje të lartë hekuri.

Madje janë shtatë produkte bimore, të cilat kanë edhe më shumë hekur sesa mishi.

Nëse një bërxollë që peshon zakonisht diku te çerek kilogrami, ka 6,5 mg hekur, fasulet e sojës për shembull, kanë të njëjtën sasi për dy filxhanë kafeje konsum.

Noa.al jua sjell të detajuara më poshtë:

1.Spinaq

18mg/ 3 filxhanë kafeje

2.Fasule soje 7mg/ 2 filxhanë

3.Fasulet e kuqe

8mg/ 2 filxhanë

4.Cashew (frut tropikal)

8ml/ filxhani

5.Thjerrëza

7mg/ filxhani

6.Avena (Avena sativa e familjes graminace)

8mg/ filxhani

7.Tofu (bean curd), produkt kinez i përgatitur me qumësht soje

7,2mg/ filxhani

Vlen të përmendet se hekuri është shumë i rëndësishëm për funksionimin normal të organizmit tonë dhe përhap oksigjen në të gjitha hapësirat e trupit.

Një mungesë e vogël hekuri në trup mund të shkaktojë aneminë, një sëmundje e shtuar dukshëm vitet e fundit, kurse mungesa në vite e hekurit, mund të shkaktojë mosfunksionimin e ndonjë organi jetësor.

Por sa hekur na nevojitet

Tabela e mëposhtme tregon moshën, gjininë dhe sasinë e hekurit që na nevojitet.

Skundër mund të shikoni, si meshkujt ashtu dhe femrat, deri në pubertet kanë nevojë për sasi thuajse të njëjtë hekuri.

Kurse te të rriturit ndryshon puna.

Femrave u nevojiten 18 mg hekur dhe meshkujve vetëm tetë.

Pas të pesëdhjetave, sërish femrat dhe meshkujt anë nevojë për të njëjtën sasi hekuri. /a.b/noa.al/