Transmetuar më 12-10-2018, 21:34

Gjumi i mirë është një prej elementëve kryesorë për të pasur energji pozitive gjatë ditës. Por, ekspertët thonë se vihen re disa gabime që bën gjithsecili, të cilat përshpejtojnë plakjen.

Vitet e fundit, lufta ndaj rrudhave është bërë një shqetësim i madh i ditës, sidomos për femrat.

Nëse doni të dini një faktor shumë të rëndësishëm që ndikon në rini, atëherë mëso cilat janë gabimet që bëni me gjumin.

Nuk flini mjaftueshëm

Sipas studimeve të fundit, të flesh më pak orë se sa rekomandohet, 7 – 8 orë gjumë, mund të përshpejtojë plakjen dhe krijimin e rrudhave më shpejt.

Flini përmbys

Të flesh përmbys do të thotë ta mbash fytyrën të shtypur në jastëk, gjë që shkakton vija të gjata që qëndrojnë gjatë dhe që më vonë formojnë rrudhat.

Flini në të njëjtën anë

Njëlloj si të flesh përmbys, edhe të flesh në një anë mund të krijojë rrudha, sidomos në faqe dhe në zonën e qafës. Ndaj, bëni kujdes. /k.k/noa.al/