Transmetuar më 13-10-2018, 07:56

Stomaku juaj grindet vazhdimish dhe ju ndjeni nevojën që të dilni nga zyra apo nga makina sepse nuk e frenoni dot ndjenjën e urisë? Uria vjen nga shkaqe të ndryshme dhe së fundmi është bërë një studim i cili nxjerr në pah disa faktorë të rinj që sjellin urinë.

Grazia.it, rendit më poshtë 4 motivet e mundshme se pse ndiheni kështu.

1-Hani shpejt: Truri ka nevojë për kohë për të kuptuar se stomaku është plot. Nëse hani shumë shpejt, nuk keni kohë për të regjistruar këtë informacion dhe vazhdoni të dërgoni impulsin për të marrë ushqim. Përkundrazi, nëse të paktën 20 minuta janë shpenzuar në një vakt, truri merr një ndjenjë të ngopjes dhe thotë se është e nevojshme të ndalet ngrënia.

2-Je i dehidratuar: Ndonjëherë trupi këmbëngul nxitjen e etjes me atë të urisë. I gjithë faji është i hipotalamusit, një strukturë e sistemit nervor qendror në të cilin ndodhen qendrat e oreksit, etjes   ngopjes. Kur nuk pi aq sa duhet, mund të ndodhë që ky distrikt i trurit gabimisht të çojë sinjale jo dehidratimi, por urie, duke na bërë të ndiejmë nevojën (të padobishme) për të marrë ushqim.

3-Ju flini pak: Ka nga ata që nuk mund të bëjnë pa 8-9 orë gjumë, sikundër ka nga ata që ia dalin me 5-6 orë. Megjithatë, ata që i përkasin kategorisë së dytë duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë: të fjeturit pak, madje edhe nëse trupi është mësuar mund të ndikojë në oreksin tuaj. Në fakt, hulumtimet amerikane kanë treguar se mungesa e pushimit të natës i bën nivelet e ghrelin, hormon që dërgon sinjale urie në tru në gjendje alerti dhe redukton në mënyrë të konsiderueshme ato të leptinit, që është hormoni i ngopjes. Prandaj, nëse oreksi vazhdon të paraqitet vetë, është e mundur që orët e rezervuara për gjumë të jenë vërtet shumë të pakta.

4-Merrni pak proteina: Nëse jeni gjithmonë i uritur, edhe disa orë pas vaktit të fundit, dieta juaj ka gjasa të jetë e mangët në proteina. Këto makro lëndë ushqyese, të cilat duhet të përbëjnë 10-15% të kërkesës ditore, vënë (në një mënyrë krejtësisht të natyrshme) një ndalesë për urinë. Pas konsumimit të mishit (disa herë në javë, mundësisht të bardhë), në traktin gastrointestinal lëshohen dy hormone (kolecistokinin dhe PYY) që i komunikojnë trurit ndjenjën e ngopjes dhe zero oreks (madje edhe në orët e ardhshme)./b.l/noa.al/