Transmetuar më 13-10-2018, 17:15

Kryeministri Edi Rama shkruan se në Bashkimin Europian, kush shpif dënohet me 25 vite burg.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Tëitter, kryeministri shkruan duke ironizuar deputetët e opozitës se "gjysmagjelat", nuk meritojnë as 1 supë burgu.

Sipas tij ata që shpifin do të paguajnë thjesht gjobë.

“Shpifja dënohet me burg në 25 vende të BE! Gjysmagjelat tanë të majmur nga xhepat e nga trutë,që kanë bërë karriera politike e mediatike duke sharë e akuzuar pa prova ,s’meritojnë as 1 supë burgu!

Ata thjesht do të paguajnë gjobën e ndotjes për çdo fëlliqësi që u jashtënxjerr goja” -shkruan Rama në twitter./a.k/noa.al/