Transmetuar më 13-10-2018, 20:15

Një gazetar është sulmuar barabarisht pak para se të hynte në studio.

Bëhet fjalë për një gazetar sportiv, ndërsa ngjarja ka ndodhur të dielën e kaluar  pak para orës 23:00 të mbrëmjes.

Apostolos Galati, i cili u sulmua nga një person i paidentifikuar, ishte bërë gati për të hyrë në studio, të prezantonte emisionin “Arena se së dielës”.

Në pamjet, të cilat janë publikuar nga mediat greke ditën e sotme, duket një person që sulmoi gazetarin teksa ai ishte duke parkuar makinën.

Sapo ai doli nga makina e tij, në rrugën "G. Kartalis" në qendër të Volosit, një person i panjohur e sulmoi me grushte dhe e goditi atë në kokë.

Apostulli Galati u dërgua në Spitalin Volos për ndihmë mjekësore, ndërsa policia po punon për kapjen e autorit. /k.k/noa.al/