Transmetuar më 13-10-2018, 20:33

Të pasurit dhëmbë të shëndetshëm dhe të bardhë është dëshira e gjithsecilit.

Shpesh ne gabojmë dhe procesin e larjes së dhëmbëve, dhe e bëjmë një gjë të tillë menjëherë pas ngrënies.

Por askush nuk e kishte menduar se kjo është një mënyrë shumë e dëmshme për dhëmbët.

Sipas një studimi të bërë së fundmi, thuhet se duhet t’i lani dhëmbët të paktën 30 minuta pasi kemi konsumuar diçka.

Veçanërisht kërkohet t’i kushtohet vëmendje kur ju keni konsumuar ushqim që ka përmbajtje të lartë acidi.

Ushqimet acidike, agrumet, pijet energjike dhe domatet mund të zbusin smaltin e dhëmbëve.

Duhet që gjithmonë të kemi parasysh se larja e dhëmbëve në këtë fazë mund të përshpejtojë efektin e acideve mbi smaltin tuaj dhe të dëmtojë shtresën nën të. /k.k/noa.al/