Transmetuar më 14-10-2018, 09:11

U plagos me armë zjarri teksa i jepte makinës dhe kjo bëri që të pësojë vdekje cerebrale.

Është kjo ajo që i ka ndodhur modeles 28-vjeçare Kelsey Quayle, në Clayton County, të Georgia, SHBA. Por rrethanat e kësaj ngjarje janë të veshura me mister.

Pse e qëlluan? Donin ta vrisnin? Ishte një gabim? Familja kërkon të dijë të vërtetën.

Modelja e re po ecte në korsinë e gabuar, kur shkaktoi një aksident ku u përplasën tre makina dhe pak minuta pas ngjarjes, e qëlluan me armë zjarri, teksa i jepte një makine

‘Mazda 626’.

Motra e saj thotë se Kelsey nuk kishte armiq, dhe se ishte transferuar në Georgia prej pak muajsh, për të vijuar karrierën si modele. Ishte ora 07.00 e mëngjesit të së hënës kur e qëlluan.

Aktualisht ajo ndodhet në Grady Hospital, ku ndodhet në vdekje cerebrale.

Mjekët konstatuan se plumbi e goditi Kelsey në qafë, duke i dëmtuar shtyllën kurrizore dhe më pas i shkaktoi vdekje cerebrale. /a.y/noa.al