Transmetuar më 14-10-2018, 11:36

Autori i vrasjes së trefishtë dhe plagosjes së një tjetri në Mat nuk shfaq pendesë për masakrën e kryer.

Kujtim Koxha, ish-kryetar i Partisë Socialiste në zonën ku ndodhi masakra, është shprehur në Polici se ai e kishte kryer krimin për të vendosur dinjitetin e tij para banorëve të tjerë, të cilët e kishin parë teksa atë e kishin goditur punonjësit e bashkisë, që kishin ardhur të shtronin rrugët e fshatit.

“Nuk jam penduar. Ata më qëlluan dhe mua më panë edhe banorë të tjerë se si më qëlluan. Më fyen para bashkëfshatarëve të mi dhe unë s’mund ta duroja dot që ata të më tallnin më vonë, ndaj edhe shkova dhe mora armën”, është shprehur në Policinë e Burrelit autori i ngjarjes së rëndë, ku mbetën të vrarë dy punonjësit e Ndërmarrjes së Mirëmbajtjes së Rrugëve Mentor Hoxha, 36 vjeç, nga fshati Burgajet, Erzen Alia, 49 vjeç, nga fshati Zenisht dhe Hamit Buçi, 43 vjeç nga fshati Shëlli ku ndodhi edhe ngjarja).

Gjithashtu, mbeti i plagosur edhe punonjësi tjetër i bashkisë, Astrit Hani, 40 vjeç, po nga Zenishti. Mësohet se në këto tri ditë pas krimit të rëndë, Koxha është braktisur nga familja e tij. As e shoqja dhe as katër fëmijët e tij, të cilët sipas të dhënave janë të martuar të gjithë, nuk kanë ardhur ta shohin atë apo t’i sjellin ndërresa të tjera.

“Duket më i qetë se ditën e ngjarjes kriminale. Të afërmit nuk kanë ardhur për ta takuar apo për t’i sjellë ushqime e veshmbathje. Për momentin duket i braktisur nga të gjithë.

I është thënë se ka të drejtë të mbrohet me avokat, por Kujtim Koxha nuk ka pranuar. Ai shprehet se avokatin do ta sigurojë vetë”, thanë për ‘panorama’, burime nga Policia e Burrelit.

Masakra me 3 të vrarë në Mat, i mbijetuari tregon si ndodhi ngjarja

Masakra me 3 të vrarë në Mat, bashkia merr përsipër shpenzimet e varrimit

Denoncimi: Kryetari i PS vrau tre persona në Mat, “Do shtroni rrugën të fitoni zgjedhjet”

Tre të vrarë për një shpullë, si nisi konflikti që përfundoi me masakër në Mat

Masakra në Mat, merret në mbrojtje familja e autorit të krimit