Transmetuar më 14-10-2018, 18:39

Bie në pranga një 41-vjeçar në Dibër i cili grushtoi dhe goditi me sende të forta një person.

Mësohet se personi i arrestuar është  Bujar Tosku, banues në fshatin  Fushë- Alie, Dibër.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas me datë 15.07.2018, për motive të dobëta ka goditur me grushte dhe sende të forta shtetasin H.P., 48 vjeç, dhe u largua nga vendngjarja ku dhe u shpall në kërkim.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër për këtë shtetas  ka vendosur masën e sigurisë  “Arrest me Burg", për veprën penale “ Plagosje e rëndë me dashje”.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për hetime të mëtejshme./a.k/noa.al/