Transmetuar më 14-10-2018, 21:33

Historia e Andy Albertson nga Teksasi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do bëjë që ta respektoni më shumë veten tuaj në raportin me ushqimin.

Ai shkonte gjithmonë herët në shkollë dhe prindërit e tij mendonin se fëmija i tyre ishte student shumë korrekt pa e ditur të vërtetën e fshehur.

Andy bënte kështu vetëm sa për të arritur i pari në klase në mënyrë që t’i evitonte shikimet e të gjithëve kur ai të hynte tek dera.

Kjo për shkak të peshës së tij të madhe dhe i vinte turp nga të tjerët për shkak se ishte obez.

E megjithatë ai e gjeti motivimin për vete.

Dikur 22 vjeçari peshonte 150 kg por pas një regjimi me ushtrime dhe dieta ai ra nga pesha në 77 kg. Tani Andy peshon afër 66 kilogram dhe thotë se ndjehet tjetër njeri./a.k/noa.al/