Transmetuar më 15-10-2018, 07:41

Një krim në familje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele, ku burri ka vrarë me armë zjarri gruan e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Reçicë të Vogël, të Tetovës.

Pranë ish-kafene Piramida, një person me iniciale Z.A., rreth 45 vjeç nga Rreçica e Vogël, ka vrarë të shoqen.

Gjithashtu ai ka plagosur edhe një shofer taksie, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Tetovës.

Pak pas ngjarjes i dyshuari u arratis bashkë me armën e krimit me vete.

Sakaq nga ana e policisë hetimet janë në vijim për të zbuluar më shumë mbi rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që vijon puna për kapjen e të dyshuarit. /a.y/noa.al