Transmetuar më 15-10-2018, 09:06

Theu rrethimin dhe përfundoi në pishinën e një vile, e cila ndodhej jo shumë larg rrugës.

Është kjo ajo që ndodhi në Pine Hill, të Florida, SHBA.

Autobusi i shkollës në të cilën udhëtonin nëntë fëmijë po kalonte në Willowood Street, rreth orës 07.30 të mëngjesit të së premtes, kur u përplas me një kamion.

Fatmirësisht për drejtuesin e mjetit Eddikson Pena, 53 vjeç dhe fëmijët, ishte vetëm frikë.

Gruaja e cila drejtonte mjetin tjetër mbeti e plagosur dhe u dërgua në spital.

Sakaq i zoti i shtëpisë, ndihmoi nxënësit dhe shoferin që të dilnin nga pjesa e pasme e mjetit. /a.y/noa.al