Transmetuar më 15-10-2018, 09:54

Humbi hundën dhe njërin sy për shkak të një kanceri dhe fytyra e tij ndryshoi totalisht.

Por një ngjarje tjetër, e ka lënduar edhe më shumë. Kirby Evans, 65 vjeç në Forks Pit Stop të Walterboro, në Karolinën e Jugut, u përzu nga një lokal, duke iu thënë se pamja e tij trembte klientët.

Burri u godit nga një formë shumë agresive e kancerit të lëkurës. Për shkak të agravimit të sëmundjes, mjekët u detyruan që ti heqin hundën dhe njërin sy.

Por tashmë Kirby nuk mund ti lejojë vetes një ndërhyrje për rindërtimin e fytyrës dhe as nuk mund ta mbulojë syrin e munguar, për shkak së lëkura e tij e fytyrës është shumë e ndejshme. Sëmundja ishte një goditje e fortë fizike dhe mendore, por diskriminimi që pëson, thotë se është edhe më i dhunshëm.

Pasi hyri në një ëmbëltore, Kirby i cili bashkë me së bijën ishte ulur në një tavolinë, por kamerierja i kërkoi që të largohej ose të mbulonte fytyrën, pasi pamja e tij trembte klientët e tjerë.

Një veprim diskriminues, të cilën vajza e tij e denoncoi në Facebook, “I zoti e kapi për këmishe dhe i tha se nëse kishte ndërmend të hante diçka, duhet të mbulonte fytyrën”.

Tashmë vajza e tij ka nisur një fushatë online për mbledhje fondesh, në mënyrë që të mundësojë një ndërhyrje estetike për të atin. /a.y/noa.al