Transmetuar më 15-10-2018, 13:33

Kryeministri Edi Rama u ka dërguar një mesazh gjithë deputetëve socialistë lidhur me vendimin për mbylljen e lojërave të fatit, kazinove dhe pikave të basteve nga zonat urbane.

Në mesazhin e tij ai shkruan se, “Kanë nisur t’ju çojnë lumenj mesazhesh nëpër telefona kundër mbylljes së basteve! Janë të orkestruara nga burgu e nga llagëmet e atyre që fshihen pas kompanive, prandaj mos e vrisni mendjen dhe mos dëgjoni as shpifjen për ‘monopol online’ sepse s’do ketë asnjë lloj monopoli!”

Kreu i qeverisë ka deklaruar se mbyllen kazinotë elektronike dhe pikat e basteve në zonat urbane deri më në 31 dhjetor.

“Ama çdo reklamim i tyre në çdo lloj media, është i jashtëligjshëm. Portalet që kanë ende reklama të tilla t’i heqin vetë se ndërkohë po punohet për mbylljen e tyre!

Mos kemi llafe për lirinë e shtypit pastaj”, ka deklaruar kreu i qeverisë. /a.y/noa.al

Rama flet për bastet, por nxjerr gishtin e mesit

Rama publikon foton: Kjo do jetë pamja e pikave të basteve në datën 1 janar

Rama: Bastet dhe kazinotë jashtë ligjit më 31 dhjetor, portalet me reklamat e tyre do mbyllen