Transmetuar më 15-10-2018, 14:30

U dënua me 224 vite burg për përdhunimin e vajzës së tij të sapolindur, ndërkohë që ishte nën efekt droge. 27-vjeçari Patricio Medina, nga Texas, SHBA, i kishte rrëfyer një shoku të tij të qelisë, se kishte përdhunuar të bijën e sapolindur, duke u justifikuar se kishte qenë nën efektin e lëndëve narkotike.

Një rrëfim shokues, i cili i kushtoi babait-monstër, dënimin me burgim të përjetshëm.

Ai akuzohet se i kishte thyer kockën e kraharorit të miturës gjatë përdhunimit dhe pas një sherri me të shoqen e kishte përplasur në tokë.

E mitura u dërgua në spital në gjendje kritike, ku mjekët vetëm pas disa muajsh arritën që të stabilizojnë gjendjen e saj.

Nga analizat e kryera, rezultoi se abuzimet zgjasnin prej disa ditësh. Abuzimi shokues ka ndodhur në vitin 2014, por vetëm këtë të premte u dha dënimi ndaj tij dhe ndaj nënës së të miturës, e cila u gjet fajtore që nuk e shpëtoi të bijën nga agresori, shkruan noa.al.

Ndërkohë gruaja Lisa Montoya, u dënua me 80 vite burg, për shkak se u konstatua se ajo ishte në dijeni për atë që i shoqi i bënte vajzës dhe nuk e kishte denoncuar kurrë.

Ndërkohë e mitura është dhënë në kujdestari, tashmë është 4 vjeçe dhe nuk ka probleme shëndetësore. /a.y/noa.al