Transmetuar më 15-10-2018, 15:58

Knut Fleckenstein, raportuesi për Shqipërinë iu përgjiogj sot akuzave të opozitës për Taulant Ballën. Fleckestein theksoi se nuk është gjyqtar apo prokuror, por duhen prova për të vërtetuar akuzat që janë hedhur ndaj Ballës.

“Unë nuk jam prokuror, polic apo gjyqtar, kemi nevojë për prova për të besuar akuzat ndaj Ballës. Nuk na lejohet t’ju besojmë nëse nuk i ndiqni procedurat”, u shpreh Fleckenstein.

Po ashtu Fleckenstein tha se është bërë shumë progres, por përsëri ka shumë për të bërë. “Çdo vit duhet të bëhet progres, duke luftuar korrupsionin, duke luftuar krimin”, shtoi ai.

Ndërsa drejtuesja e komisionit të PE, Macovei tha se opozita dhe mazhoranca duhen të bëhen bashkë kur bëhet fjalë për integrimin.

“Shqipëria të plotësojë 5 prioritetet kyçe për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Kjo është koha që partitë të bëhen sëbashku për përfitimet e qytetarëve shqiptarë. Vetingu është në proces, janë marrë vendime për disa nga prokurorët dhe gjyqtarët”, tha Monica Macovei./b.l/noa.al/

PD e akuzoi si padronin e drogës, Balla: Nëse akuzat janë të vërteta, të gjykohem në Bruksel