Transmetuar më 15-10-2018, 18:21

Dy hunbjet në Ligën e Kombeve e kanë detyruar trajnerin e Sllovakisë që të japë dorëheqjen nga kombëtarja.

Jan Kozak nuk e ka kaluar lehtë këtë situatë dhe është larguar nga drejtimi i skuadrës.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Federatës sllovake, e cila ka theksuar se ka ndërprerë  kontratën me Kozakin me kërkesën e tij, duke e përshkruar atë si një vendim të papritur.

Sllovakia humbi përballë Republikës Çeke dhe Ukrainës në dy takimet e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Pas largimit të Kozak, çelësat e ekipit i kanë kaluar ndihmësit të tij, Stefan Tarkoviç i cili do të drejtojë miqësoren kundër Suedisë të martën. /k.k/noa.al/