Transmetuar më 15-10-2018, 19:54
Një vajzë ka humbur jetën tragjikisht teksa ishte duke bërë një foto selfie.
Ngjarja ka ndodhur në një ndërtesë shumëkatëshe në Panama, ku ajo ra nga kati i 27 i pallatit.
Sandra Manuela Da Costa Macedo sapo kishte mbërritur në Panama, ku punonte si mësuese.
27-vjeçarja ishte ngjitur në ballkon, ku pas tentativës për të bërë foton humbi ekuilibrin dhe ra në tokë.
Tentativa për të realizuar foton perfekte i kushtoi jetën asaj. Momenti i tmerrshëm kur ajo bie nga ndërtesa e lartë është filmuar nga një dëshmitar.
“Ajo është e çmendur, shikoje, ra”, mësohet të ketë bërtitur dëshmitari. /k.k/noa.al/