Transmetuar më 15-10-2018, 21:20

“Fiks Fare” solli mbrëmjen e kësaj të hëne historinë e dhimbshme të një gruaje, të dhunuar vazhdimisht nga ish-bashkëshorti, me 6 urdhra mbrojtjeje nga gjykata, e cila kërkon të shpëtojë nga dhuna djalin e saj 5-vjeçar.

Ajo akuzon ish-bashkëshortin se dhunon fëmijën e tyre, e rreh me thupër. Ajo ka kërkuar ndihmën e policisë, prokurorisë, por asnjë nuk mori masa për të shpëtuar nga dhuna djalin e saj 5-vjeçar. Prokuroria nisi hetimet 40 ditë pas denoncimit dhe më vonë nuk mori asnjë masë për shpëtimin e fëmijës nga dhuna e babait.

Nëna nga Durrësi akuzoi ish-bashkëshortin e saj në “Fiks Fare” për dhunën që ushtronte ndaj djalit të tyre 5-vjeçar. Ajo u pohoi gazetarëve se i ati e rrihte djalin me thupër dhe asnjë institucion, ku ajo kishte denoncuar dhunën, nuk e kishte njoftuar Njësinë e Mbrojtjes së Fëmijëve. Hetimi për këtë dhunë filloi vetëm 40 ditë pas denoncimit, ndërkohe që fëmija vazhdon të jetojë me babain. Dhunën e ushtruar tek 5-vjeçari e konfirmon dhe akti i ekspertizës mjekoligjore.

Përmbaruesi shtetëror është shfaqur më shumë i merakosur për ndeshjen Shqipëri-Izrael, sesa për fatin e një fëmijë të dhunuar. Ai ofendon dhe shan nënën në sy të fëmijës dhe e detyron atë të rrijë në prani të ish-bashkëshortit, ndaj të cilit ka 5 urdhra mbrojtjeje për dhunë ndaj saj.

25-vjeçarja nga Durrësi, pas dhunës së gjatë fizike dhe psikologjike, kishte vendosur të shpëtonte duke i kërkuar bashkëshortit divorcin, pas 7 vitesh martesë. Djali, asokohe qëndroi me të atin dhe e ëma e takonte shpesh, por një ditë ajo sheh në trupin e 5-vjeçarit shenja dhune. I pyetur për atë se çfarë i kishte ndodhur, i mituri i tregoi se babai e kishte rrahur me thupër, pasi ai i kishte marrë çelësat e makinës dhe kishte hipur mbi kofano.

Në këto kushte, 25-vjeçarja vendosi që të bënte kallëzim në polici. Vetëm pas 40 ditësh nga denoncimi i nënës në komisariatin e policisë, ajo është thirrur nga Prokuroria, duke lejuar gjatë kësaj kohe që i mituri të jetonte më babanë dhunues. Ndërkohë që kallëzimi në polici nga nëna ishte bërë në datën 27 gusht, mjeku që ka bërë ekspertizën e të miturit ka dalë në aktin e ekspertimit në datën 31 gusht, pra 4 ditë më vonë, që është regjistruar nga një oficere në prokurori.

Gazetarët e “Fiksit” iu drejtuan Prokurorisë për të kuptuar zvarritjen e çështjes, por prokurorja pohon se akti i ekspertimit ka ardhur në kohë hetimi i ngritur prej tyre është brenda afatit. Madje, fëmija po pyetet nga psikologia dhe në takimet me këtë të fundit fëmijën e çonte i ati.

Por, si nga ana e policisë, ashtu edhe e Prokurorisë, askush nuk ka njoftuar Njësinë e Mbrojtjes së Fëmijëve në Bashkinë e Durrësit. Këtë e konfirmon drejtoresha e kësaj njësie, që pohon se nga policia dhe prokuroria nuk i është referuar një rast i tillë, edhe pse e kanë detyrim.

“Nëse do të na kishin njoftuar neve, brenda 24 orëve do të bënim një vlerësim për situatën dhe do të kishim kërkuar urdhër mbrojtjeje për djalin, e patjetër ndonjë institucion ose qëndrimi me të ëmën derisa të përfundonin hetimet”, shprehet drejtoresha për “Fiks Fare”.

Por gjatë kësaj situate të vështirë, nëna e të miturit i është drejtuar edhe Zyrës së Përmbarimit në Durrës, për të marrë çdo fundjavë djalin e saj. Madje ka këmbëngulur që djalin ta marrë me procesverbal, ku të përshkruhet edhe gjendja e tij.

Por, përmbaruesi Florian Keçi, duke e ditur që gruaja ka 6 urdhra mbrojtjeje, e mban në të njëjtën zyrë me ish-bashkëshortin dhe ia pohon haptazi se ai mbështet babin dhunues. Madje, në takimin e tyre, përmbaruesi Keçi e ofendon dhe e nxjerr jashtë zyrës me dhunë, e i thotë se për çdo rast do t’i japë të drejtë ish-bashkëshortit të saj, pasi ajo është vetëm me 5 klasë shkollë.

Fëmija tregon për rrahjen me thupër.

Djali: Kam bërë gabim se më ka rrahur babi me thupër. Nëna: Po pse të rrafi me thupër, çfarë gabimi bëre ti? Djali: Mora çelësat e makinës. Nëna: Po mirë babi nuk duhet të të rrafi, duhet të të thotë K…bëre gabim. Nëna: Po pse i more çelësat e makinës ti? Djali: Po bëna gabim që hypa tek kofonja e makinës së babit, te fordi. Ele me rrafi… Nëna: Me ça? Djali: Me thupër pra.

Nëna i kërkon përmbaruesit të mbajë procesverbal kur takon fëmijën.

Përmbaruesi – R…po pse prapë këtu ti? Nëna e fëmijës– Unë të çova mesazh ty dje pasdite dhe të thashë që K…e kam pa qejf, e kam çu e kam vizitu. Përmbaruesi – Po pse duhet ta biesh tek unë? Nëna e fëmijës– Unë e kam sjellë çunin në përmbarim, sepse unë nuk merrem. Sepse vendimi i gjykatës është bërë që në fillim ketu në përmbarim. Përmbaruesi – Pse ti e vendos vendimin e Gjyaktës? Nëna e fëmijës– Zbatimin e kam me urdhër në përmbarim. Përmbaruesi – Unë do marr një masë… Nëna e fëmijës– Atëherë nëse ti nuk e bën… Përmbaruesi – Do jap një vendim unë… Nëna e fëmijës– Unë do ti them Pirro Lutajt më jep një përmbarues tjetër. Përmbaruesi – Pirro Lutaj, jo Pirro Lutaj moj por ministër… Nëna e fëmijës– Unë po paguaj taksë… Përmbaruesi – Ore për mu…Ore ça kujton ti se do merret me ty Pirro Lutaj! E di ça thotë, ça është kjo mo… Përmbaruesi – A je mirë ti? Unë nuk të kuptoj a je mirë ti? Nëna e fëmijës– Po le të thotë mo. Përmbaruesi – A je mirë ti? A je mirë moj, a ke probleme ti? Nëna e fëmijës– S’më intereson mua se çfarë thua ti! Përmbaruesi – Ti ke probleme oj goc. Dhe ke probleme të thella… Nëna e fëmijës– Unë nuk ka probleme, se doni ju të më nxirrni mua me probleme, ç’ti bëj unë… Nëna e fëmijës– Unë kam pagujt taksën këtu… Përmbaruesi – E ça do bësh ti që e pagujte? Nëna e fëmijës– Unë jam me probleme me këtë person. (ish bashkëshortin prezent) Përmbaruesi – Ça problemi ka ai? Çpunë ka ai personi, me e çu fëmijën në kopësht… Nëna e fëmijës– O Lori, unë që në fillim… Përmbaruesi – Jo ore jo, më ngjo mu, më ngjo mu! Nëna e fëmijës– Mua mos më bërtit ashtu se jam femër në rradhë të parë. Përmbaruesi – Përjashtë. Merr vendim këtu shpejt. Unë ty, o do të çoj për ndjekje penale, mbaje mend. E do të shohësh a jam unë apo je ti! Nëna e fëmijës– Pse unë po e sjellë fëmijën e po e marr me përmbarim. Po kërkoj të drejtën time. Përmbaruesi – Ore kemi rënë dakort me e çu në kopësht, pse vjen këtu? Nëna e fëmijës– Unë nuk merrem më me A…Unë absolutisht nuk e jap më e ta marrë çunin pa procesverbal. Përmbaruesi – Ti asnjëherë nuk ke për të mbajtur procesverbal. Nëna e fëmijës– Pse s’kam për të mbajt? Përmbaruesi – Se nuk dua unë, nuk du unë. Unë nuk du me e majt. Nëna e fëmijës– Po pse nuk do me e majt? Përmbaruesi – A jam unë, apo je ti? Kush je ti moj! Kush je ti moj, kush të merr leje ty. Nëna e fëmijës– Unë po vij me procesverbal të lej fëmijën. Përmbaruesi – Kush të merr leje ty moj. Përmbaruesi – E kupto veten se si je bo moj. Boj një analizë vetes. A ka njeri me të ftillu ty ere. Nëna e fëmijës– Për fëmijën tim unë… Përmbaruesi – Ça fëmijën tem moj, ti s’ke punë me fëmijën. Nëna e fëmijës– Si??? Përmbaruesi – Ti do me më mërzit atë (bashkëshortin) dhe mua. Nëna e fëmijës– Mua smë intereson kush është ai njëherë, mua më intereson fëmija im. Përmbaruesi – A ke hall me pa atë ti! Bëj një procesverbal se e qëndis unë! Nëna e fëmijës– Me më kërcënu mua, s’ka të drejtë asnjë, as ti asnjë. Përmbaruesi – Merre që thotë dorëzoje në përmbarim. Nëna e fëmijës– Unë jam me urdhër mbrojtje. Unë jam me urdhër mbrojtje, se doni më mbrojt A… ju është tjetër gjë. Përmbaruesi – Po, po. A…do mbroj. Unë do mbroj A… nuk pyes unë. Nëna e fëmijës– Unë do e bie çunin këtu, ditë të shtune e ditë të hëne. Përmbaruesi – Po bjere këtu edhe e shef ti. E shef ti pastaj ku do shkosh. Nëna e fëmijës– Ma plotëso atë mua… Përmbaruesi – Ore mos më trego ti mu! Ulu aty…kur të du unë me e plotësu. Dil atje, prit atje. Përmbaruesi – Na boke ti këtu është sëmurë çuni! Fëmijë është do sëmuret. Do ftofet e do vritet. Po na bike ilaçe në dorë ti. E ëma e dashurume me fëmijën ti! Po na bike ilaçe. Nëna e fëmijës– Po patjetër, ashtu siç i duan të gjithë nënat fëmijët…ashtu e dua edhe unë timin. Përmbaruesi – Po të kishe desh e kishe majt. Nëna e fëmijës– Sa respekt keni për femrat i herë… Përmbaruesi – Ku hyn tek femrat ti. Nëna e fëmijës– Sikur s’keni motra e gra vet. Përmbaruesi – Po nuk hyn tek femrat ti. Nëna e fëmijës– Turp të keni për fjalorin që përdorni njëherë. Përmbaruesi – Po të vijmë shumë pas fijes, rri mos…mos më bë me dalë..U ke mësu me të tjerët kshu, po jo me mua. Nëna e fëmijës-S’jam mësu unë me asnjëri. Përmbaruesi – U ke mësu me të tjerët ti, po të them edhe i herë ki kujdes o goc, ki kujdes me mu shumë. Nëna e fëmijës-Si kam hy në hak njeriu. Për fëmijën tim do luftoj! Bashkëshorti – Ça nëne je ti moj,se e tërbove fëmijën këtu duke bërtit! Ça nëne je ti? Nëna e fëmijës– Ti në rradhë të parë je me urdhër mbrojtje, dil atje përjashtë. Përmbaruesi – Jo me jo, aty do rrijë. Nëna e fëmijës– Ti dil përjashtë, sepse e di unë kush rri në zyrën time. Përmbaruesi – Zot i madh i pëlqe vetja shumë kësaj goce. Përmbaruesi – Tashi unë do marrë një vendim. Fëmija do merret në kopësht në orën 8… Nëna e fëmijës– Si të bëjmë si thua ti ne? Përmbaruesi – Si të them unë, por më thuaj si do ti. Nëna e fëmijës– Atëherë të vij nodnjëri atje tek kopshti dhe të plotësoj procesverbalin. Unë çunin pa rregulla nuk e marr dhe nuk e le. Përmbaruesi – Po pse ti i vendos rregullat, kush je ti moj, ku di rregulla ti. Ti s’ke pesë klasë shkolle o goc. Nëna e fëmijës-Të mbaroj unë procesverbalin edhe… Përmbaruesi – Prit i herë, pse kur të dush ti? Kur do ti me maru e kur do ti me fillu. Mos ma thuaj mo se po s’të pëlqeu përjashtë. Mos të shof më këtu. Nëna e fëmijës-Nuk komandoj unë. Përmbaruesi – Oj zonjë, ça je tu thone ti moj. Nëna e fëmijës– Dua të mbaroj punën e të dorzoj djalin. Përmbaruesi – Të presësh, do presësh. Këtu do presësh. Nëna e fëmijës– Po gjithë jetën do pres. Se kam problem unë, për femijën tim do rri. Përmbaruesi – Po na trego ti! Ça fëmija jot moj ça fëmija jot, ta kishe majt fëmijën ti. Halli jot. Nëna e fëmijës-Çdo njëri pa fatkeqësi nuk ka ka në shtëpi. Secili ka motra , ka gra, ka mama. Përmbaruesi – Çohu dil përjashtë tani. Po dil përjashtë, më prit përjashtë tashi. Nëna e fëmijës– Jo. Unë nuk dal përjashtë se unë do firmos. Përmbaruesi – O do firmosësh kur ta lexoj unë. Dil përjashtë tani.