Transmetuar më 16-10-2018, 00:06

Një shkëmbim zjarri ka ndodhur në Kosovë mes Policisë dhe dhe disa personave.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në Prishtinë.

Lajmi është konfirmuar nga mediat vendase edhe nga zyrtarë të Policisë, të cilët kanë dhënë detaje.

Rasti në fjalë ka ndodhur pasi disa persona kanë shpërfillur urdhërin për ndalim të Policisë.

Gjatë mbrëmjes së sotme, rreth orës 21:00, në lagjen “Arbëria” në Prishtine, një automjet me tre persona ka shpërfillur urdhërat e policisë për tu ndalur, si dhe kanë goditur në vazhdimësi me veturën e tyre mjetin e policisë në lëvizje.

Njëri prej tyre madje ka nxjerrë armën drejt efektivëve, ndërsa këta të fundit janë kundërpërgjigjur për të neutralizuar veprime të rrezikshme.

Ndjekja ka vazhduar deri në në lagjen “Përroi i Njelmet” në Prishtinë, ku më pas është bërë ndalimi i automjetit si dhe janë arrestuar dy nga personat që ndodheshinnë makinë.

I dyshuari I tretë ka arritur të largohet nga vendi I ngjarjes dhe aktualisht ndodhet në arrati, por është identifikuar dhe shpallur në kërkim nga Policia.

Në automjet policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë të kalibrit 7.65 mm me 6 fishekë, një shufër metalike, një sasi lënde narkotike që dyshohet të jetë marihuanë, si dhe disa telefona celularë.

Oficeret policorë kanë marrë lëndime trupore gjatë aksionit të ndjekjes nga goditja e mjeteve.

Operacioni vijon dhe po punohet për kapjen e të dyshuarit të tretë./a.k/noa.al/