Transmetuar më 16-10-2018, 09:30

Shpresa për të marrë paratë e siguracionit të jetës shkatërroi një familje të tërë. Një grua i dha fund jetës së bashku me fëmijët, 3 dhe 4 vjeç, pas zhdukjes së të shoqit në Loudi, në provincën kineze të Hunan.

Por burri u arrestua pak kohë më vonë për simulim vdekjen gjatë një aksidenti me makinë. 35-vjeçari me emrin He, ishte zhdukur më 7 shtator teksa drejtonte një makinë e cila u aksidentuar.

Policia e gjeti mjetin në lumin Zijiang dhe më 19 shtator, burri u deklarua i zhdukur.

Por të mërkurën e lënë pas, gruaja e tij Dai, 31 vjeç,e bashkë me dy fëmijët u hodh në lumë. Pak para aktit tragjik, ajo kishte bërë një postim në Facebook, ku ankohej për akuzat e familjes së të shoqit, e cila e cilësonte shkaktaren e kësaj tragjedie.

“Familja e tim shoqi më fajëson për zhdukjen e tij, duke thënë se nuk kishte punë dhe se kishte shpenzuar shumë para për mua”, shkruante gruaja. Në mesazhin e lamtumirës, ajo thoshte se e kishte lënë karrierën për tu kujdesur për fëmijët.

Por vetëm pas tragjedisë burri u bë i gjallë duke pranuar përgjegjësitë e tij. Ai tregoi se kishte një borxh të madh dhe kishte simuluar vdekjen, në mënyrë që familja të merrte nga siguracioni i jetës 1 milionë yuan, ose rreth 125 mijë euro. Por He, nuk e kishte lajmëruar të shoqen për planin, duke shuar gjithë familjen, shkruan noa.al.

Në mesazhin e saj gruaja shkruante, “Dua ta përdor jetën time për tu vënë në provë. Isha shumë e lumtur nga martesa, He më mungon shumë. Po i marr fëmijët me vete, në mënyrë që familja të jetë e bashkuar”, Trupat e tyre të pajetë, u gjetën një ditë pasi u hodhën në lumë. /a.y/noa.al