Transmetuar më 16-10-2018, 12:11

Doli nga koma, pa pasur asnjë kujtim nga jeta e saj e kaluar, pasi kaloi një infeksion në tru. Është kjo historia e 25-vjeçares angleze Fran Geall, e cila e ndjente veten si një person krejt tjetër, e paaftë për të njohur familjarët apo miqtë e saj, për shkak të një encefaliti autoimun.

Vajza nga Falmouth, in Cornovaglia, ka humbur çdo kujtim edhe me titujt e saj universitar, të cilët i kushtuan 50 mijë paund.

“Ka njerëz që më thonë se më njohin prej vitesh, por për mua është si ti takoj për herë të parë dhe kjo gjë është shumë e trishtë”, thotë Fran.

Në muajin mars, ajo nisi të kishte dhimbje të tmerrshme koke dhe i fejuari i saj Stacey njoftoi ambulancën për ta çuar në spitalin e Ashford, ku përfundoi në koma.

Por pas një jave kur u përmend, nuk ishte më në gjendje që të ecte, të fliste apo të lexonte si dhe nuk kujtonte asgjë nga jeta e saj. Para se të sëmurej Fran kishte kompletuar diplomën për biologji detare dhe një master në shkencat e agrikulturës.

Tashmë ajo po mundohet të rimësojë përmbajtjen e diplomave të saj, por duhet të tregoj kujdes që të mos sforcohet shumë, pasi rrezikon që të pësojë një tjetër krizë.

Ajo kujton momentin e zgjimit dhe thotë se, “Kur Stacey dhe familja ime më vizituan në spital, e dija instinktivisht se ishin njerëzit që doja, por nuk kujtoja dot asgjë prej tyre”.

Vajza ka nisur të mbajë ditar çdo ditë, me shpresën se do nisë të rikuperojë memorien. Para sëmundjes ajo punonte si përgjegjëse e zhvillimit tregtar në një kompanie midhjesh në Whitstable, të Kent, shkruan noa.al. Para pak javësh ajo tentoi të shkojë në punë, por u detyrua të largohet, për shkak se nuk ishte e zonja ti çonte deri në fund detyrat e saj. /a.y/noa.al