Transmetuar më 16-10-2018, 13:16

Mund të kenë kushtuar 340 euro, por ato këpucë nuk mund të hynin në restorant. Kështu pronarët e ‘Olivia’s La Cala’, një restorant 20 kilometra larg Marbella, në Spanjë, i thanë jo prenotimit të Michael Farrell, një burri anglez nga Manchester, i cili donte të festonte aty ditëlindjen e së shoqes Kellie.

Restoranti është i njohur, si pjesë e një realit show anglez. Mësohet se Farell kishte prenotuar rreth gjashtë muaj para një tavolinë për dy persona.

Disa ditë më parë menaxherët e lokalët kërkuan të dinin se cila ishte veshja e parashikuar për mbrëmje. Kështu ai dërgoi fotografi, por këpucët e tij nuk përshtateshin me kodin e veshjes së restorantit, duke u klasifikuar si atlete.

“Për këtë arsye nuk mund të lejojmë vijimin e prenotimit të darkës”, thuhej në njoftimin e restorantit.

“Michael ishte i shkatërruar, punoi kaq shumë për ta bërë speciale ditëlindjen time dhe ishte shumë keq kur më tha se surpriza ishte anuluar”, tregon Kellie për mediat angleze.

Michael nuk u dorëzua dhe i propozoi restorantit që ta rishikonte mundësinë. Por gruaja i tha të shoqit se nuk do të donte të shkonte në një lokal, ku mund të mos ndihej e mikpritur. Kështu ajo telefonoi restorantit duke i konfirmuar anulimin, shkruan noa.al.

“Kjo situatë është shumë e thjeshtë, këpucët nuk përshtatshin me kodin tonë të restorantit. As çmimi nuk përputhet”, shpjegoi pronari i restorantit Elliott Wright.

Ai sqaroi se flitet gjithmonë me klientët për paradhënien dhe kodin e veshjes me email, në mënyrë që në momentin e caktuar të mos zhgënjehet askush. /a.y/noa.al