Transmetuar më 16-10-2018, 14:25

Të gjithë ata persona që punojnë deri vonë për ti bërë përshtypje shefit, duhet të mendohen mirë para se ta bëjnë një gjë të tillë.

Kjo pasi Danimarka cilësohet me njerëzit më të lumtur në Europë dhe shkak për lumturinë mund të jetë të mos punuarit deri vonë.

Zyrtarisht në një javë punohet 37 orë, por një studim i fundit i OSBE, tregon se mesatarisht punohet 33 orë në javë.

Praktikisht kush punon me orar të plotë, në orën 16.00 ka dalë nga puna, ndërsa të premten zakonisht dalin disa orë më përpara.

Ajo që bën përshtypje është se thuajse askush nuk punon me orare të zgjatura. Kjo pasi të punuarit deri vonë nuk shikohet me sy të mirë nga kolegët, por as nga shefi.

Kohën pas punës danezët ia dedikojnë pasioneve të tyre, sportit apo ekskursioneve në natyrë, shkruan noa.al

Po ashtu një pjesë të mirë të kohës e kalojnë duke gatuar dhe me shoqërinë.

Madje disa nga aktivitetet e tyre përfshihen edhe në kalendarin e punës dhe respektohen nga kolegët, si për shembull marrja e fëmijës në një orar të caktuar. Në atë orar punonjësi lihet i lirë dhe nuk i ngarkohet ndonjë angazhim. /a.y/noa.al