Transmetuar më 16-10-2018, 14:41

Vetullat janë një element i fytyrës të cilat i japin pamjes tonë një tjetër hijeshi, por ka disa gjëra që nuk duhen praktikuar në to, në mënyrë që të mos shëmtohen.

-Mos i depiloni me strishë (ngjitës). Këshillohet që për heqjen e tyre të përdorni një piskatore, apo pe. Kjo teknikë mundëson depilim më të mirë edhe për qimet më të shkurtra.

-Pastrojini rregullisht çdo ditë.

-Mos i lini shumë që të rriten, pasi nëse i lini pas dore do të humbin formën dhe do të bëhen më të varura.

-Nëse i lyeni zgjidhni një ngjyrë të ngjashme me qimen. Nuk këshillohet një ngjyrë shumë e errët, për shkak se nuk duket bukur.

-Jepuni një formë natyrale dhe lehtësisht të rrumbullakosur. Mos guxoni asnjëherë me forma shumë të theksuara, për shkak se mund të ndryshojnë fytyrën tuaj.

-Mundohuni që të mos i këpusni qimet gjatë depilimit. Një piskatore cilësore lejon nxjerrjen e tyre me një lëvizje elastike, shkruan noa.al.

-Gjatë heqjes mos i bëni vetullat shumë të larguara dhe as shumë të afruara. Për të kuptuar distancën e duhur, ndiqni gjerësinë e hundës dhe ajo është largësia ideale. /a.y/noa.al