Transmetuar më 16-10-2018, 15:12

Martesa e Justin Bieber mesa duket e ka “vrarë” Selena Gomez-n. Sipas TMZ, Selena Gomez është shtruar në psikiatri pasi nuk e ka përballuar emocionalisht fejesën dhe më pas martesën e shpejtë të ishit të saj me Hailey Baldwin.

“Selena është si një lule delikate, sepse ajo ka pasur mjekime të vazhdueshme. Fejesa dhe martesa e shpejtë e Justin e kanë vrarë atë. Ajo ka qenë e lidhur me të prej shumë vitesh, qëkur ishin fëmijë dhe kjo situatë është e vështirë për të. Justin ka qenë dashuria e saj e parë dhe shumë e madhe. Ajo nuk ka reshtur së dashuri atë”,është shprehur një burim për TMZ.

Pak ditë më parë, Selena Gomez përfundoi e shtruar në një spital psikiatrik në Bregun Lindor Amerikan. Duket se ky lajm nuk është pritur aspak mirë nga Justin Bieber i cili është shfaqur tepër i dëshpëruar. Fill pas këtij lajmi, 24-vjeçari është parë jashtë shtëpisë së tij të re në Los Angeles, i veshur me një robdisham të bardhë dhe zbathur.

Kamerat e kapën këngëtarin  në një gjendje kaq të dëshpëruar, menjëherë pas lajmit të keq për Selena Gomez. Fillimisht ai ka zhvilluar një bisedë me një burrë dhe më pas është futur brenda.

Justin dhe Selena Gomez e nisën marrëdhënien e tyre në vitin 2010, por u ndanë më vonë për t’u ribashkuar edhe një herë në vitin 2018. Mirëpo, mospranimi i familjes së Selena-s për këtë ribashkim, thuhet se çoi sërish çiftin në ndarje. Pas ndarjes së dytë, Justin u fejua dhe martua me modelen Hailey Baldin./b.l/noa.al/