Transmetuar më 16-10-2018, 20:06

Një grua ka shpëtuar për pak nga një ngjarje e cila mund t’i kishte kushtuar edhe jetën.

Ajo ra në rezrvuarin e ushqimit të peshkaqenëve në Kinë, por për fat të mirë nuk arriti të bjerë në dhëmbët e tyre të mprehtë.

Rojet e sigurisë panë gruan që ra aksidentalisht në ujë, dhe rojet e sigurisë e nxorrën për 1 minut.

Sipas mediave të huaja, dy peshkaqenë ishin në rezervuar, por për fat të mirë jot ë mëdhenj, dhe nuk arritën në kohë që të afroheshin te gruaja.

Në momentin kur gruaja po kalonte, ishte mbyllur rruga për njerëzit. Thuhet se ajo kaloi pa marrë leje, dhe për pak sa nuk përfundoi në gojën e peshkaqenëve. /k.k/noa.al/