Transmetuar më 17-10-2018, 08:00

Ndërhyrjet estetike në fytyrë kanë ardhur gjithnjë e në rritje, e kjo gjë sidomos në radhët e personazheve të famshëm.

Mes tyre pre e tundimit ka rënë edhe këngëtarja Fjolla Morina.

Këtë të martë ajo ka publikuar një fotografi, ku shihet teksa bën injeksione për fryrjen e buzëve.

“Për të qenë më perfekt”, shkruan ajo, teksa shihet pa tualet duke ju nënshtruar trajtimit.

Fjolla është një prej këngëtareve me forma të theksuara, ku ka bërë bujë kryesisht prej pamjes së saj.

Me natyrën e saj të lirshme, ajo nuk ka kursyer për ndjekësit e saj edhe këtë moment. /a.y/noa.al