Transmetuar më 17-10-2018, 08:12

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të mërkurë, duke u ndalur me pasuritë e Shqipërisë, të futura në UNESCO.

“Ju uroj një ditë të mbarë me pamjet nga 6 pasuritë e trashëgimisë botërore që Shqipëria shënon këtë 60 vjetor të anëtarësimit të saj në UNESCO, teksa po regjistrojmë edhe të 7-n, isopolifoninë shqiptare”, shkruan Rama.

Ai ka publikuar një video, ku shihen zonat e Shqipërisë të vlerësuara si pasuri botërore.

Kujitojmë se në UNESCO si zona të mbrojtura janë Butrinit, Berati, Gjirokastra, Kodiku i Purpurt i Beratit (Memoria e botës), Rezerva ndërkufitare e Biosferës Ohër-Prespë dhe Isopolifonia shqiptare.

Shqipëria ka dorëzuar pranë UNESCO-s dosjen dhe aplikimin për të përfshirë pjesën shqiptare të liqenit të Ohrit, si zgjerim i zonës ekzistuese të Trashëgimisë Botërore, si një zonë mikse natyrore dhe kulturore e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. /a.y/noa.al