Transmetuar më 17-10-2018, 08:46

Ndoshta donte të imitonte Hannibal Lecter, atë të interpretuar nga Anthony Hopkins në filmin “Heshtja e të pafajshmëve”.

35-vjeçari Alexey Yastrebov, pas një sherri të ndezur qëlloi 129 herë me thikë të dashurën e tij Ekaterina, 27 vjeçe.

Më pas i hëngri zemrën dhe njërën mushkëri, të shoqëruar me një gotë verë të kuqe.

Yastrebov pasi e masakroi gruan me një thikë kuzhine, i nxori zemrën dhe mushkërinë për t’ia ngrënë.

Krimi tronditës ndodhi në apartamentin ku dhe jetonin, në Krasnoyarsk, të Siberisë, ndërsa viktima ishte nënë e dy fëmijëve.

Por këtë të hënë ai është dënuar me 12 vite burg, si dhe është detyruar që t’i nënshtrohet një trajtimi psikiatrik, shkruan noa.al.

Pak pas krimit 35-vjerçari tentoi që ti jepte fund jetës, duke prerë qafën me gërshërë, por pa rezultat. /a.y/noa.al