Transmetuar më 17-10-2018, 12:42

Pas një viti shkëputje nga televizioni, vjeshta e ka rikthyer sërish në ekran moderatoren e njohur shqiptar.

Bëhet fjalë për Lira Burgija, ish-prezantuesen e njohur të “Pasdite në Top Channel”.

Ajo u shkëput vjeshtën e kaluar për të nisur punë në një kompani private si përgjegjës e marrëdhënieve me publikun.

Por tashmë duket se ka ardhur momenti i rikthimit të saj në ekran.

Mësohet se Lirën tashmë do e shohim si pjesë të televizionit “Vizion Plus”.

Ajo iu është bashkuar spikerëve të këtij televizioni, ku ka nisur të japë edicionet informative. /a.y/noa.al