Transmetuar më 17-10-2018, 14:39

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias nuk do të jetë më pjesë e kabinetit qeverisës.

Mësohet se ministri grek ka dhënë dorëheqjen, ku siç raportojnë mediat helene, shkak për këtë mund të jenë bërë pakënaqësitë brenda koalicionit qeverisës.

Sipas së përditshmes greke “Kathimerini”, flitet për një përplasje mes Kotzias dhe

ministrit të Mbrojtjes Panos Kamenos.

Thuhet se Kotzias është prekur nga sulmet e Kamenos, i cili e ka etiketuar si njeri të Soros, i cili ka abuzuar me fondet e MPJ greke.

Për më tepër ky largim i tij, duket se vjen, pasi Kryeministri Alexis Tsipras, nuk i ka dalë në krahë.

Kujtojmë se Kotzias ishte në krye të negociatave me Shqipërinë, lidhur me çështjet e mbetura pezull mes dy shteteve.

Në proces bisedimi janë negociatat lidhur me zonat detare të kufirit mes dy vendeve, si dhe heqja e ligjit të luftës

. /a.y/noa.al