Transmetuar më 17-10-2018, 18:27

Vijojnë punimet me ritme të shpejta, për ndërtimin e "Arenës Kombëtare".

Ditën e sotme, Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar edhe pamjet më të fundit nga impianti i ri.

Në videon e postuar nga FSHF, duket qartë se tani kanë përfunduar pothuajse të gjitha punimet për ngritjen dhe veshjen e tribunave si strukturë.

Pas mbylljes së të gjithë punës me betonin dhe hekurin, pritet të pastrohet pjesa e fushës nga materialet e ndryshme për të nisur me shtrimin e tapetit.

Me këto ritme, pritet që stadiumi të jetë gati për liminatoret e kampionatit Europian.