Transmetuar më 17-10-2018, 19:55

Pas një dushi të gjatë apo mbajtjes së duarve në ujë për një kohë të gjatë të gjithë e kemi vënë re se gishtërinjtë rrudhosen dhe duken sikur të njerëzve në moshë.

Në lidhje me një fenomen të tillë për dekada të tëra shkencëtarët kanë besuar se ky reaksion është shkaktuar nga epiderma shtresa e jashtme e lëkurës e cila absorbon ujë përreth saj.

Sidoqoftë, në vitin 1935 një grup shkencëtarësh të cilët kishin kryer testime të shumta laboratorike kishin zbuluar se ky reaksion nuk ndodhte kur dëmtohej ndonjë nerv në gishtërinj.

Ata kishin rënë në përfundim se rrudhat ishin vetëm reaksion i sistemit autonomik nervor të trupit. Referuar kësaj, mësojmë se vetë lëkura dhe veprimtaria e sistemit nervor autonom avantazhon njeriun për të qenë efikas në veprimtarinë jetësore në kushtet e lagështa dhe reshjeve me kohëzgjatje.

Paraardhësve tanë kjo i ka ndihmuar për të mbledhur ushqim nga bimësia lagështa ose përrenjt, të vetmet burime jetësore që mund të kenë patur. Pra ky reagim i lëkurës i jep mundësi njeriut të zotërojë një vlerë të shtuar mbi kontrollin e objekteve të lagura.