Transmetuar më 17-10-2018, 21:21

Lajmi i dhënë nga kryeministri për mbylljen e llotove ka dhënë reagime të shumta.

Një prej tyre, është edhe një video komike, e cila po qarkullon masivisht në rrjetet sociale.

Ditën e sotme në rrjet qarkulloi një video komike, ku ishte montuar imazhi i kryeministrit Edi Rama, për të treguar sesi “po u sulet” të gjithë atyre që duan të luajnë lloto.

Kjo vjen pikërisht në diskutimet më të nxehta që pas vendimit që kryeministri Rama nxori për mbylljen e të gjitha pikave të basteve.

Por duket se vetë kryeministri e ka marrë me shumë sportivitet këtë video, duke e ripostuar në Instagramin e tij, e duke e shoqëruar me disa emoji që qeshin.

Më poshtë keni videon.