Transmetuar më 17-10-2018, 22:09

Nuk kanë të sosur telashet për reperin shqiptar, i njohur si "Stresi".

Policia e Tiranës ka shoqëruar reperin e njohur shqiptar Arkimed Lushajn.

Arkimed Lushaj është ndaluar mbrëmjen e sotme nga Policia e Tiranës dhe është shoqëruar në komisariat për “armëmbajtje pa leje”.

Këngëtari i njohur është ndaluar në një hotel në Linzë. Bashkë me rreperin, policia ka arrestuar edhe një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Në momentin e ndalimit, efektivët e Komisariatit Nr.4, kanë gjetur një pistoletë por edhe lëndë narkotike, të dyshuar si kokainë.

Ky është arrestimi i disatë për rreperin e njohur tropojan që mbështet Partinë Demokratike, teksa në kohën kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Saimir Tahiri, Stresi u arratis nga komisariati pas arrestimit dhe u kthye në një “çështje” për policinë.

"Stresi" së fundmi e ka publikuar premierën e këngës dedikuar nënës.

Arkimed Lushaj u rikthye në ‘Kënga Magjike’ me këngën ‘Të du mom’ kushtuar nënës së tij dhe të dielën që lamë pas la shumë përshtypje të mirë gjatë interpretimit.

Kjo këngë u pëlqye shumë nga fansat por edhe kolegët e tij e kanë përkrahur maksimalisht./a.k/noa.al/