Transmetuar më 18-10-2018, 08:18

Aktorja Eliona Pitarka, e njohur si natyrë provokuese, duket se është e vendosur të ecë përpara me karrierë.

Ajo thotë se synimi i saj kryesor, është pikërisht ecja përpara me karrierë.

Prej kohësh ajo duket se është në një lidhje, por në InTv rrëfeu disa nga sekretet jetësore, mes së cilave foli për momentin kur e ka dhënë puthjen e parë.

Eliona tregoi se ka qenë vetëm 18 vjeçe, edhe pse shumë persona mund ta vënë në dyshim këtë gjë.

Gjithashtu ajo foli për personin më të urryer, për të cilën tha se është një plakë që ka në pallat si dhe për dhuratën më të bukur që ka marrë.

Sipas Elijonës, dhurata më e bukur është një byzylyk që i ka bërë dhuratë i dashuri, i cili “do ta vrasë”, pasi ajo nuk e kishte vënë.