Transmetuar më 18-10-2018, 08:58

“Mos i lejoni, shpëtojini fëmijët vetë! Për time bijë nuk do të ketë Hirushe, nuk do e lejojë që ta shohë: të presë një djalë të pasur që ta shpëtojë”.

Janë këto fjalët e aktores angleze Keira Knightley, e cila në një intervistë për ‘Ellen Degeneres’, shpjegoi se si disa filma të animuar, nuk janë të mirëpritur në shtëpinë e saj.

Edie, vajza e aktores është vetëm 3 vjeçe, por për të disa nga filmat hit për fëmijë, do të jentë të ndaluar.

“Nuk më pëlqen as Sirena e vogël, këngët janë të mahnitshme, por nuk mund të heqsh dorë nga zëri yt për një mashkull”, shton aktorja, citon noa.al.

Ndërkohë ajo vlerëson si të duhur filmar “Dora eksploruesja”, “Frozen” dhe “Oceania”. /a.y/noa.al