Transmetuar më 18-10-2018, 09:31

Sërish Meghan Markle, befason me spontanitetin e saj. Ditët kur u dha lajmi se ajo është shtatzënë, Meghan ndodhet në Australi me të shoqin, princin Harry.

Por ajo ka thyer protokollin, teksa i mban çadrën të shoqit në shi, teksa ai mban një fjalim.

Megjithatë kjo situatë zgjati fare pak, pasi Harry e mori vetë në dorë çadrën. Çifti duket shumë i dashuruar dhe mjaft të dhënë ndaj njeri tjetrit.

Pallati mbretëror anglez, dha këtë të hënë lajmin më të bukur që nga martesa e Princit Harry me Meghan Markle në muajin maj.

“Duka dhe dukesha e Sussex janë të lumtur t’iu njoftojnë se janë në pritje të një fëmije. Lindja parashikohet të jetë në pranverën e vitit 2019. Ata ju falenderojnë për mbështetjen e dhënë që kur janë martuar dhe janë të lumtur të ndajnë këtë lajm me publikun”, thuhet në njoftim.

Lajmi për shtatzëninë vjen afro pesë muaj pas martesës së mbajtur më 19 maj.

Mediat angleze shkruajnë se Meghan është mirë dhe i ka kaluar pa asnjë problem 12 javët e para të shtatzënisë. Me gjasë pritet që foshnja të lindë në prill. /a.y/noa.al