Transmetuar më 18-10-2018, 14:48

U rrëzua nga kati më i lartë i qendrës tregtare, duke përfunduar direkt mbi një gruaje, e cila po bënte pazar në katin e parë.

Është kjo ajo që ndodhi në qendrën tregtare Westfield Shopping Center, në lagjen e Stratford, në lindje të Londrës, Angli.

Që të dy personat e përfshira në aksident u dërguan në spital në gjendje të rëndë, ku gruaja është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që për burrin gjendja paraqitet kritike.

Duke rindërtuar ngjarjen, rezulton se burri është rrëzuar nga kati i tretë i qendrës tregtare angleze.

Gjithë ngjarja ndodhi në orën 16.00 të së mërkurës, 17 shtator.

Ndërkohë vendi i ngjarjes është pranë zonës së restoranteve, zona me më shumë qarkullim nga gjithë qendra tregtare. /a.y/noa.al