Transmetuar më 18-10-2018, 15:27

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama se deputetë të Partisë Socialiste kanë marrë mesazhe kërcënuese të orkestruara nga burgjet.

Përmes një statusi në rrjetin e tij social “Facebook”, Vasili tha se “ata të Rilindjes” janë të gatshëm që të denoncojnë çdo shpifje të pretenduar si të tillë dhe jo kërcënimet e pretenduara nga mbështetësit e basteve.

“Këta të Rilindjes janë të gatshëm të denoncojnë çdo shpifje të pretenduar nga ata si e tillë, por jo kërcënimet e pretenduara nga mbështetesit e basteve.

Pse nuk i dërgojnë në prokurori? Ç’frikë i ndal? Nëse nuk i çojnë është e qartë, që gënjejnë. Si gjithmonë….”, shkruan Vasili./b.l/noa.al/

Rama: Kazinotë vetëm në hotele dhe resorte me 5 yje, deputetët po sulmohen me mesazhe nga burgu